"Shpejt do t’i publikojmë aderimet e deputetëve në PAN"

Aktuale

"Shpejt do t’i publikojmë aderimet e deputetëve në PAN"

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 22:56
Koalicioni PAN

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka folur për mundësinë e formimit të qeverisë nga koalicioni PAN, duke u shprehur i sigurt në një gjë të tillë. Haxhiu shtoi se shumë shpejt do të bëhen publike aderimet në PAN të disa deputetëve  të partive tjera që kanë siguruar ulësen në Kuvend.

Ai tha se këta deputetë të ardhshëm jashtë koalicionit PAN, kanë shprehur gatishmërinë ta votojnë Ramush Haradinajn për kryeministër të vendit, por edhe të aderojnë në këtë koalicion

“Ajo ka mund të them tani për tani është që jam thellësisht i bindur që Ramush Haradinaj do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës. Pasi që tanimë janë siguruar numrat për një gjë të tillë. Disa deputetë jashtë koalicionit tonë kanë shprehur gatishmërinë që ta votojnë Ramush Haradinajn për kryeministër, por edhe disa të tjerë shumë shpejt do të aderojnë në këtë koalicion. Dhe kjo do të bëhet publike nga krerët e koalicionit, por njëherë po e presim certifikimin e rezultateve.” Ka thënë Haxhiu në “Kontakt”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat