Minxhozi: Kosova i bën zgjedhjet më mirë se Shqipëria

Aktuale

Minxhozi: Kosova i bën zgjedhjet më mirë se Shqipëria

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 23:41
Qemajl Minxhozi

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, ka thënë se procesin zgjedhor, në tërësinë e tij, Kosova e organizon më mirë se Shqipëria.

Duke komentuar zgjedhjet e 25 qershorit në Shqipëri, të cilat ai ka deklaruar të jenë fort të rëndësishme për rrugën europiane, ai ka nënvizuar se Shqipëria mund të mësojë nga mënyra si Kosova i bën zgjedhjet.

“Në Kosovë është një atmosferë më e qetë. Një gjuhë më e moderuar e politikanëve. Ndërsa në Shqipëri, klima, temperatura është më e lartë. Është shumë e rëndësishme në Kosovë që kontestimet për procesin zgjedhor kanë qenë pothuaj të pallogaritshme. Klima e përgjithshme ka qenë pozitive. Të gjitha partitë politike, menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve njohën procesin dhe rezultatin. Mund të themi që Kosova zhvilloi një proces zgjedhor të mirë. Shqipëria mund të mësojë nga mënyra si i bën zgjedhjet Kosova”, ka thënë ai në Ballë për Ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat