Haradinaj: Palët s’kanë nevojë të negociojnë me askënd përreth meje

Aktuale

Haradinaj: Palët s’kanë nevojë të negociojnë me askënd përreth meje

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 11:07
Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Kandidati i PAN-it për Kryeministër, Ramush Haradinaj, ka shfaqur një pozicion të ri, në kuadër të koalicionit parazgjedhor. Ka thënë se negociatat me partitë tjera po i zhvillon personalisht derisa ka thënë se s’ka nevojë palët tjera të flasin me askënd përreth tij.

Në këtë mënyrë, Haradinaj ka hapur mundësinë e bisedimeve me LDK-në dhe Vetëvendosjen pa e përfshirë fare PDK’në e as NISMA-n për Kosovën.

“Situata nuk është ashtu siç po prezantohet në media. Unë në këtë rast përfaqësoj vetveten, Aleancën, koalicionin, por jam dhe mandatar. Do të thotë e kam të drejtën me negociua edhe palët që negociojnë me mua nuk kanë nevojë me negociua me askënd tjetër përreth meje”, tha Haradinaj.

Sidoqoftë, Lideri i AAK-së, ka thënë se i ka 61 vota për të formuar Qeverinë e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat