Media gjermane: Kosova është vendi më pro-amerikan dhe ndryshimi që sollën paratë saudiane

Aktuale

Media gjermane: Kosova është vendi më pro-amerikan dhe ndryshimi që sollën paratë saudiane

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 24 qershor 2017 Në ora: 13:54
Prej themelimit të Ligës Muslimane në 1962, Arabia Saudite ka eksportuar në të gjitha vendet interpretimit ultraortodoks të Islamit. Me ndihmën e parave saudite dikur Kosova sekulare në pak vjet u kthye në Kështjellë e selefizmit të Europës. Edhe pse zyrtarisht Arabia Saudite e lufton ISIS, intepretimi i tyre mbi Islamin është i njëjtë. Së fundi edhe Gjermania ka filluar të vëzhgojë ngritjen e ndikimit saudit në Kosovë

Kosova ka numrin më të madh për kokë banori të luftëtarëve ekstremistë muslimanë: në shumë xhami promovohen milicët terrerositë dhe për këtë përgjegjës është mbi të gjitha Arabia Saudite, shkruan media konservatore gjermane “Die Welt”.

Përpara ndërtesave të larta të artit socialist Bill Clintoni përshëndet shqiptarët. Banorët e Kosovës e ndërtuan këtë statujë si shenjë falenderimi për bombardimin e atëhershëm të Jugosllavisë në 1999, sepse kjo u solli pavarësinë disa vjet më vonë.

Mbi shtëpitë ndodhet krahas flamurit shqiptar edhe ai amerikan. Si në asnjë vend tjetër musliman nuk është aq e dashur Amerika sa këtu në Kosovë. Pranë statujës shëtisin gra me mini dhe shumë pak me mbulesë. Kjo është njëra anë e shtetit të ri. Ana tjetër është disa metra më tej në oborrin e një xhamie. Përpara ndërtesës qëndrojnë dy burra me mjekra të gjatë dhe reagojnë agresiv përballë një fotografie: „Paketoje kamerën ose do reagojmë!” Në atë kohë vjen një person tjetër me mjekër të gjatë. Ky ishte më i sjellshëm:”Mos u zemëroni me mysafirët.” Ai na udhëhoqi brenda në xhami.

Ata nuk e dinin se kjo xhami është ndërtuar falë financave të Saudi Joint Relief Committee,  ku udhëheqësi i mëparshëm ka pasur lidhje me Al-Kaidën: Wa’el Hamsa Julaidan.

Origjina e selefizimit në Ballkan është Bosnja, përmes së cilës pas luftës shumë arabë morrën edhe pasaporta boshnjake për nder të pjesëmarrjes në luftë në vitet 90-të. Në Kosovë ata erdhën pas bombardimit të NATO mbi Jugosllavinë.

Prej themelimit të Ligës Muslimane në 1962, Arabia Saudite ka eksportuar në të gjitha vendet interpretimit ultraortodoks të Islamit. Me ndihmën e parave saudite dikur Kosova sekulare në pak vjet u kthye në Kështjellë e selefizmit të Europës. Edhe pse zyrtarisht Arabia Saudite e lufton ISIS, intepretimi i tyre mbi Islamin është i njëjtë. Së fundi edhe Gjermania ka filluar të vëzhgojë ngritjen e ndikimit saudit në Kosovë.  “Organizata misionare saudite janë aktive në Kosovë dhe po zgjerojnë interpretimin e vehabizmit në fenë Islame nëpërmjet imamëve të dërguar”, thuhet në vlerësimin e Berlinit zyrtar në përgjigje të pyetjeve të parashtruara nga Partia e Majtë në Bundestag.

Sipas shifrave zyrtare të Prishtinës, 57 banorë të Kosovës janë vrarë nëpër luftimet e Lindjes së Mesme. 115 janë kthyer në Kosovë. “Pa ndihmën saudite nuk do kishte këtë rekrutim të suksesshëm ISIS-i në Kosovë,” thekson edhe i shkolluari për imam, Visar Duriqi për median gjermane.

Disa organizata saudiane u mbyllën me kërkesë të SHBA-ve në 2004, por në fakt ata vijuan aktivitetin e tyre me emra tjerë.

Mbi këtë Kosova ka reaguar me ashpërsimin e ligjeve. Me 15 vjet burg për ata që kthehen në Kosovë, ndërsa rekrutimi i xhihadistëve dënohet deri në pesë vjet burg. Në 2014 u mbyllën edhe dhjetë organizata tjera, atëkohë kur Kosova ju bashkangjit aleancës anti-ISIS.

Dërgesa e parave është bërë më jo-transparente prej mbylljes së këtyre shoqatave saudiane, përcjell botasot.info. Nuk është e verifikueshme nëse në Kosovë dërgohen akoma para. Mbase ata nuk janë më të nevojshme. Në këtë formë do përhapen akoma ekstremizmi./Bota sot

Lexo më shumë: Die Welt: Gjermania e shqetësuar me aktivitetet turke dhe arabe në Kosovë, do kërkojë llogari për shtimin e radikalizmit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat