Presidenti uron Fitër Bajramin

Aktuale

Presidenti uron Fitër Bajramin

Nga: B.S Më: 24 qershor 2017 Në ora: 17:22
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Thaçi përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se në këto ditë qytetarët duhet të jenë të bashkuar rreth kultivimit të vlerave humane.

“Në këto ditë feste, që gjithmonë kremtohen me solidaritet dhe humanizëm të madh, me unitet dhe mirëkuptim mes njerëzve, ne çdo herë e më shumë po ndajmë me njëri-tjetrin vlerat që kemi, po ndajmë devotshmërinë tonë dhe po e thellojmë edhe më shumë frymën e tolerances” ka shkruar Thaçi në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat