Është mbajtur testi kualifikues për kandidatët për prokurorë

Aktuale

Është mbajtur testi kualifikues për kandidatët për prokurorë

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 17:52
ilustrim

Është mbajtur sot testi kualifikues për kandidatët për prokurorë, i organizuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), në kuadër të procesit të rekrutimit të 18 prokurorëve të Shtetit.

Procesin e testit kualifikues e ka mbikëqyrur Kryesuesi i KPK-së, Blerim Isufaj si dhe anëtari i Komisionit për Rekrutim, prokurori Lulzim Sulejmani.

Kryesuesi i KPK-së, Blerim Isufaj, duke ju uruar suksese kandidatëve që iu nënshtruan këtij provimi, vlerësoi rendësin që ka për sistemin prokurorial ky proces, po ashtu potencoi se KPK ka ndërmarrë të gjitha veprimet që ky proces të realizohet në mënyrë profesionale dhe bazuar në meritokraci.  

Në testin e sotshëm kanë marrë pjesë gjithsej njëqindenjëzeteshtatë (125) kandidatë, ku gjashtë (6) prej tyre, ishin nga komunitetet jo shumicë.

Testi është mbajtur në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat