“Gazeta “Bota sot” mbetet pjesë e rëndësishme e historisë”

Aktuale

“Gazeta “Bota sot” mbetet pjesë e rëndësishme e historisë”

Nga: Bota sot Më: 26 qershor 2017 Në ora: 14:38
Analisti Jeton Kelmendi

Analisti Jeton Kelmendi, me rastin e 22 vjetorit të gazetës kombëtare “Bota sot”, në urimin e tij ka thënë se gazeta “ Bota sot” ndikoi fuqishëm në orientimin e politikave në rrugën e drejt të shtetit të presidentit Rugova.

“Gazeta “ Bota Sot” është një gazetë private e cila ka dal në hapësirën shqiptare në Kosovë e diasporë, dhe që nga fillimi kishte një orientim të mirë. Kjo gazetë mblodhi intelektual e personalitet të shquar të kombit në të gjitha hapësirat. Shqiptarët në një farë mënyrë i bashkoi prandaj edhe u quajt gazetë kombëtare. Ndikimi i saj ishte i pa zëvendësueshëm sidomos në periudhën e pas luftës. Gazeta “ Bota sot” ndikojë fuqishëm në orientimin e politikave në rrugën e drejt të shtetit të presidentit Rugova. E mbështes këtë gazetë me të gjitha variantet prandaj të mbetet pjesë e rëndësishme e historisë”, thuhet në urimin e Kelmendit, me rastin e 22 vjetorit të gazetës kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat