Gazeta “Bota sot”, në shërbim të idealeve dhe vizionit të Presidentit historik Ibrahim Rugova

Aktuale

Gazeta “Bota sot”, në shërbim të idealeve dhe vizionit të Presidentit historik Ibrahim Rugova

Nga: Bota sot Më: 26 qershor 2017 Në ora: 15:20
Analisti Skënder Zogaj

Analisti Skënder Zogaj, me rastin e përvjetorit të 22-të të gazetës kombëtare “Bota sot”, ka thënë që “Bota sot” ishte qartë dhe tërësisht e përcaktuar për demokracinë perëndimore, duke qenë në shërbim të plotë të idealeve dhe vizionit të Presidentit historik Ibrahim Rugova.

Sipas Zogajt, për shkak të kësaj, “Bota sot” ishte e padëshiruar nga oponentët ideologjikë marksiste-leniniste dhe rasadisteve të Enver Hoxhës, të cilët po pretendonin të instalonin diktuarën rozë, e të cilëve gazeta kombëtare “Bota sot” po ua shqyente maskat.

Ja urimi i plotë i Skënder Zogajt:

Kam pasur nderin që nga ditët e para të pasluftës të punoj si redaktor i faqeve të kulturës, prandaj, përshtypjet e mia për gazetën "Bota sot" padyshim që reflektojnë subjektivizëm personal, sepse bëhet fjalë për një kohë dhe rrethana tepër dramatike për popullin shqiptar të Kosovës, që pas përzënies së dhunshme nga okupatori, po rikthehej në shtëpitë e veta me një entuziazëm biblik, pavarësisht se, gjithçka ishte e shkrumbuar nga zjarri i luftës. Në këtë gjendje të rëndë krize të jashtëzakonshme, gazeta "Bota sot" mori guximshëm rolin e zëdhënëses së lirisë duke iu rrekur pasqyrimit të realitetit të kohës, përmes informimit të drejtë dhe objektiv, dhe duke denoncuar tendencat antikombëtare që, po vrisnim idealet e shenjta të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, të fituara me gjakun e derdhur të bijve dhe bijave më të mira. “Bota sot” ishte qartë dhe tërësisht e përcaktuar për demokracinë perëndimore, duke qenë në shërbim të plotë të idealeve dhe vizionit të Presidentit historik Ibrahim Rugova, prandaj, ishte e padëshiruar nga oponentët ideologjikë marksiste-leniniste dhe rasadisteve të Enver Hoxhës, të cilët po pretendonin të instalonin diktuarën rozë. Të këtillëve gazeta kombëtare “Bota sot” po ua shqyente maskat, prandaj, nga urrejtja dhe për qëllime propagandistike, ata gazetën kombëtare “Bota sot” e quanin “Borba sot” dhe, nuk i kursyen as plumbat, duke vrarë Bekim Kastratin, Bardhyl Ajetin, Shefki Popovën... Urimet më të mira për këtë e për shumë përvjetorë të reja për gazetën kombëtare “Bota sot”, për stafin, bashkëpunëtorët dhe lexuesit e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat