Rrezultatet përfundimtare të zgjedhjeve gjatë javës

Aktuale

Rrezultatet përfundimtare të zgjedhjeve gjatë javës

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 15:22
Qendra e Numërimit dhe Rezultateve

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur numërimi i votave me kusht që janë rreth 25 mijë, të cilat sipas zëdhënësit të Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve, Valmir Elezi pritet të përfundojnë së numëruari brenda dy tre ditëve të ardhshme.

Elezi: Filloi numërimi i votave me kusht

“Sot këtu në Qendrën e Numërimit të Rezultateve (QNR) filloi numërimi i votave me kusht, janë 25 mijë vota të tilla, të cilat po presim që të numërohen brenda një kohe të shkurtër ose brenda dy tre ditëve dhe më pastaj KQZ do të bëjë shpalljen e rezultateve përfundimtare të këtij procesi zgjedhor”, tha Elezi.

Ai për kp tha se pas numërimit të këtyre votave me kusht dhe përfundimit të procedurave të tjera, KQZ do të dalë me rezultate përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 11 qershor.

Elezi: Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve gjatë javës

“Rezultatet e përfundimtare të këtyre zgjedhjeve do të shpallen pas përfundimit të numërimit të këtyre votave dhe pas përfundimit të disa proceduarave tjera që janë të parapara këtu në QNR. Mirëpo, besojmë që kjo gjë do të ndodhë gjatë kësaj jave”, theksoi Elezi.

Edhe organizatat joqeveritare të cilat kanë monitorojnë procesin e zgjedhjeve të 11 qershorit dhe po monitorojnë procesin e numërimit të votave, thonë se tek rinumërimi i kutive të votimit dhe atyre nga jashtë nuk është vërejtur ndonjë parregullsi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat