Shqiptari që tregon se si e ka ‘mposhtur’ kriminelin Milosheviç

Aktuale

Shqiptari që tregon se si e ka ‘mposhtur’ kriminelin Milosheviç

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 15:53
Krimineli dhe kasapi i Ballkanit, Slobodan Milosheviç

Dio Guardi është një nga personalitetet më të njohura të lobit shqiptar në Amerikë. U bë i njohur, veçanërisht në ndihmën që dha në kongresin amerikan në çështjen e Kosovës.

Ai është me origjinë arbëreshe dhe emri i tij është veshur me kurorën e dafinës për mbrojtjen e jashtëzakonshme që i ka bërë çështjeve shqiptare, në vendin që kushtëzon sot gjeopolitikën e gjithë botës.

Karriera e tij do të fillojë si ekonomist i çertifikuar publik. Iu bashkua firmës ndërkombëtare të kontabilitetit Arthur Anderson & Co në vitin 1962, pasi mbaron universitetin e Fordhamit në qytetin e Neë Yorkut.

Punon në këtë firmë për 22 vite rresht dhe 12 vitet e fundit ishte dhe aksioner i firmës.

Më pas vendos të ndërmarrë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, duke konkurruar në Dhomën e përfaqsuesve, ku kërkon të përfaqësojë banorët e Qarkut Ëestchester të shtetit të Neë Yorkut. Pas një fushate me të vërtetë të ndërlikuar, në janar të vitit 1985, bëhet shqiptaro-amerikani i parë që zgjidhet në Kongresin e Amerikës.

Image
Joseph Dioguardi

Në shumë intervista të tij, Dio Guardi tregon se shqiptarët e Amerikës krejt rastësisht zbuluan që ai fliste shqip në familjen e tij dhe u çuditën.

Që kur e morën vesh, shumë shqiptarë nga të gjitha krahinat, nisën ta vizitonin në shtëpinë e tij dhe t’i flisnin për hallet e mëdha që kishin. Veçanërisht shqiptarët e Kosovës. Atëherë kongresmeni që kurrë nuk i kishte harruar rrënjët e tij shqiptare, filloi të interesohej më shumë për këtë vend që shtrihej në Evropën Juglindore.

Pasi njohu shtypjen çnjerëzore që i bënin të drejtave të njeriut në Kosovë, çështja e tyre u bë çështja e jetës së tij.

Aq e madhe është veprimtaria e këtij kongresmeni sa presidenti serb, krimineli Milosheviç do të shprehej se Dio Guardi ishte shkaktari kryesor i problemeve mes Serbisë dhe Amerikës.

Aktivitetet armiqësore të Milosheviçit kundër popullit shqiptar kishin kaluar të gjitha kufijtë ndaj në këtë kohë, Dio Guardi do të dërgojë një seancë dëgjimore në Kongresin amerikan për të sensibilizuar kongresin dhe popullin amerikan rreth asaj që po ndodhte ndaj popullit shqiptar në ish Jugosllavi.

Për shkak të miqësisë me Dante Fascellin, kryetarin italo-amerikan të Komitetit për punë të jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, Dio Guardi arrin të organizojë seancën e parë dëgjimore në Kongres rreth shtypjes së 3,5 milion shqiptarëve në ish Jugosllavi, veçanërisht të 2 milion shqiptarëve të Kosovës.

Sigurisht që në Amerikë ekzistonte dhe lobi serb që nuk e pa me sy të mirë aktivitetin e Dio Guardit.

Por me forcën e tij argumentuese dhe me gjakun që vlonte në venat e veta arriti t’i mposhtë. Dhe këtë gjë ai e arriti falë punës që bëri me kongresmenët Tom Lantos, që ishte Kryetar i të Drejtave të Njeriut në kongres, me Bob Dole që ishte udhëheqës i Pakicës në Senatin amerikan.

Me ndihmën e këtyre udhëheqësve të lartë e të respektuar, arriti të sfidojë Departamentin e Shtetit që ishte duke punuar me ambasadorin jugosllav për të ndaluar seancën dëgjimore. Në atë kohë Departamenti i Shtetit kishte marrëdhënie të mira me Jugosllavinë dhe hezitonte të vinte në rrezik këto marrëdhënie.

Pas suksesit që pati me seancën e parë dëgjimore në tetor të vitit 1987, ai arriti të krijojë më shumë mbështetje për popullin shqiptar, duke përdorur rezoluta të Kongresit dhe deklarata në Dhomën e Përfaqësuesve.

Këto Rezoluta dhe deklarata ishin të nevojshme për njohjen e shumë kongresmenëve të tjerë dhe stafit, me veprimet barbare të regjimit serbo-komunist.

Në të gjitha deklaratat zyrtare Dio Guardi theksonte se kjo situatë do të destabilizonte të gjithë Ballkanin. Dhe në fakt në mars të 1989-ës kasapi i Ballkanit, Milosheviçi do okupojë brutalisht Kosovën me ushtri dhe do heqë të gjitha të drejtat e krahinës autonome.

Pasi largohet nga Dhoma e përfaqësuesve, Dio Guardi krijon Ligën Shqiptaro Amerikane, duke vazhduar kështu axhendën e tij kongresiste si zë i pavarur i popullit shqiptar.

Meqenëse Shqipëria ishte akoma vend komunist, Dio Guardi i fokuson aktivitetet e Ligës mbi të drejtat njerëzore dhe vetëvendosjen e popullit shqiptar në Jugosllavi.

Pikërisht në këtë kohë ai shkon në Beograd ku shkon për të sfiduar okupimin brutal të Kosovës nga Slobodan Milosheviçi dhe më pas shkon për të vizituar ambasadorin amerikan në Serbi, Ëarren Zimmerman, për t’i dhënë atij letra të nënshkruara nga Tom Lantos dhe Bob Dole, që thoshin se ishte i deleguar nga Amerika për të mbledhur lajme rreth Kosovës.

Me një guxim të jashtëzakonshëm Dio Guardi njofton shtypin e Serbisë për aktivitetin e tij në Ëashington në mbrojtje të çështjes së Kosovës. Por kjo s’do i pëlqente serbëve, të cilët e dëbojnë me forcë. Ideja e tij është të bënte foto dhe t’i tregonte kongresmenëve amerikanë për holokaustin që po i bënin serbët shqiptarëve.

Me ndihmën e Shirley Cloyes, bashkëshortes së tij, e cila është një publicistë e njohur dhe studiuese e marrëdhënieve ndërkombëtare përshkallëzuan dhe përshpejtuan punën për Kosovën në Uashington.

Udhëtuan drejt Turqisë dhe vendeve të tjera evropiane ku organizuan mbledhje e konferenca shtypi për të zgjuar popullin, shtypin dhe mediat evropiane për masakrën e madhe që po ndodhte në Kosovë. Kjo veprimtari ishte shumë e rëndësishme sepse do përgatiste terrenin për bombardimin e Serbisë nga Nato për të mbrojtur popullin shqiptar në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat