"Bota sot" meriton çmimin më të lartë shtetëror për trimëri dhe guxim

Aktuale

"Bota sot" meriton çmimin më të lartë shtetëror për trimëri dhe guxim

Nga: B.S Më: 26 qershor 2017 Në ora: 17:05
Analisti Faton Mehmeti

Gazeta “Bota sot” ka bërë 22 vite në tregun mediatik. Me rastin e 22 vjetorit kanë shprehur urime të ndryshme si politikanë, analistë, politologë e njerëz të shoqërisë civile.

Analisti Faton Mehmeti, thotë se gazeta kombëtare “Bota sot” ndër vite ka udhëhequr pishtarin e fjalës së lirë, zërin e shqiptarëve për liri e demokraci.

Shkrimi  i plotë i Faton Mehmetit:

Ndër vite gazeta kombëtare " Bota Sot "  udhëhoqi pishtarin e fjalës së lirë, zërin e shqiptarëve për liri dhe demokraci. Fati deshti që gazeta " Bota Sot' vazhdimisht të përballet me sfida të rënda të cilat erdhën si pasojë e situatës së vështirë të populit shqiptar të Kosovës, por kjo gazetë edhe pasluftës u përndoq vetëm se shprehu të vërtetën. Shumë gazetarë të saj u vranë, u kërcenuan dhe u shantazhuan vetëm e vetëm se thonin të vërtetën. Gjithësësi " Bota Sot" asnjëherë nuk u ndal, ata gjithnjë u bën edhe më të fortë derisa triumfuan kundër të gjithë atyre që bën cdo gjë që ta rrënonin. Por jo, e vërteta nuk rrënohet asnjëherë. " Bota Sot" meriton cmimin më të lartë shtetëror për trimëri dhe guxim , derisa mendoj se duhet të futet edhe në librat shkollor për fjalën e lirë, të vërtetën dhe mos mposhtjen e saj.  Duke iu dëshiruar edhe shumë vite të tjera, më lejoni të shpreh konsideratën time më të lartë për punën tuaj, të vërtetën dhe guximin...!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat