Kelmendi-VV-së: Po ofendoni myslimanët pasi morët votat

Aktuale

Kelmendi-VV-së: Po ofendoni myslimanët pasi morët votat

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 17:21
Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka reaguar ndaj deklaratës së zyrtarit për marrëdhënie me jashtë të Vetëvendosjes, Boiken Abazi, duke thënë se zyrtarët e Vetëvendosjes vazhdojnë me shpifje dhe ofendime në drejtim të muslimanëve.

Derisa Boiken Abazi ka thënë se disa hoxhallarë janë financuar dhe kontrolluar nga Serbia, ka reaguar Kelmendi, duke thënë se situatën e bën edhe më të rëndë fakti se këto ofendime dhe shpifje vijnë në fund të Ramazanit dhe në festën e Fitër Bajramit.

“Juve shpifësa dhe ofendues nga Vetëvendosja, juve që në zemrat juaja keni urrejtje dhe ideologji të rrezikshme, hoxhallarët as nuk janë financuar dhe as nuk janë kontrolluar nga Serbia. Nëse dikush nga ju është financuar dhe kontrolluar nga Serbia, nuk domethënë që edhe të tjerët bëjnë si ju. Ju në kohë zgjedhje, u bëtë edhe imam edhe hoxhallarë duke na treguar edhe moshën se kur duhet të mbulohen vajzat. Po në këto zgjedhje keni përfshi në listën e juaj të kandidatëve për deputet edhe hoxhallarë. Tash pasi morrët votat e muslimanëve, nuk i ndalni ofendimet ndaj muslimanëve dhe prijësve të tyre-hoxhallarëve. Turp për juve”,thuhet në reagimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat