Brahimaj: Ka deputetë të partive tjera të gatshëm për t’iu bashkuar PAN-it

Aktuale

Brahimaj: Ka deputetë të partive tjera të gatshëm për t’iu bashkuar PAN-it

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 17:41
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Lahi Brahimaj

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Lahi Brahimaj, ka ripërsëritur se Ramush Haradinaj, tashmë i ka siguruar votat e mjaftueshme për të udhëhequr me qeverinë.

Ai në emisionin “Fakt Plus”  shtoi se ka gatishmëri të disa deputetëve nga partitë tjera, që t’i japin votat për ta bërë formimin e qeverisë.

Ai foli edhe për ratifikimin e demarkacionit, asosacionit dhe atë të ushtrisë.

Brahimaj foli edhe për mundësinë që AAK në Kuvend të veprojë si grup parlamentar i ndarë nga koalicioni PAN.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat