Media gjermane: Falë Zotit, Ballkani nuk e dinte këtë gjë për Brian Hoyt Yee

Aktuale

Media gjermane: Falë Zotit, Ballkani nuk e dinte këtë gjë për Brian Hoyt Yee

Nga: Fitim Dika Më: 27 qershor 2017 Në ora: 09:03
Zaev dhe Tusk

Falenderimi i takon Zotit, që në Ballkan nuk është kuptuar që Brian Hoyt Yee gjithshka ka bërë pa mbështetjen e ministrisë së jashtme të SHBA, ka thënë para pak kohësh një njohës i mirë i rajonit, shkruan Adelheid Wolfl për median gjermane weser-kurier.de. Hoyt Yee është kthyer në një mrekullibërës në Ballkan, i cili ku ka udhëtuar ka zgjidhur problemet: në Maqedoni erdhi ndryshimi i pushteteve, në Shqipëri u bind PD të shkojë në zgjedhje.

"Pa SHBA ngjarjet do rrjedhnin shumë keq, por tani përveç Republika Srpska në Bosnjë të gjitha vendet e Ballkanit janë të orientuara drejt perëndimit," përcjell botasot.info. "Rusia kohët e fundit ka shtuar prezencën e saj në rajon, por ajo ka dështoi në Malin e Zi, e cila u anëtarësua në NATO dhe Maqedoni, ku erdhi deri te ndryshimi i pushtetit."

Ngjashëm vlen edhe për Serbinë, e cila pavarësisht se nuk mund të anëtarësohet në NATO, presidenti i saj Aleksandër Vucic më shumë kontakte mban me SHBA, Gjermaninë dhe BE sesa me Rusinë. Në qeveritë momentale askund nuk vërehen ndikime nga Kremlini. Kryeministrja serbe Ana Brnabic jo vetëm që është shkolluar në SHBA, por edhe ka punuar edhe për firmë amerikane dhe në USAID. "Ajo vlen si përfaqësuesja amerikane në qeveri."

Kjo tregon se diplomatët europianë më shumë duhet të fokusohen te vendet fragjile si Bosnjë, Kosovë dhe së fundi Maqedoni./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat