Konflikti Austri/ Turqi zbret në Ballkan, Doskozil: E papranueshme që Turqia dërgon më shumë trupa në kuadër të NATO në Ballkan

Aktuale

Konflikti Austri/ Turqi zbret në Ballkan, Doskozil: E papranueshme që Turqia dërgon më shumë trupa në kuadër të NATO në Ballkan

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 27 qershor 2017 Në ora: 09:16
Hans-Peter Doskozil me oficerët ushtarak

Ministri austriak i mbrojtjes Doskozil flet për humbjen e konceptit të BE mbi Ballkanin dhe rrezikun e shtimit të ndikimit musliman dhe rus.

“Në shohim një kacavjerrje të islamizimit në Ballkan,” tha socialdemokrati me ndikim, Hans-Peter Doskozil për javoren gjermane “Die Welt”. Kjo shihet me ndërtimin e ndikimit të vendeve si Turqia dhe Arabia Saudite. Ankaraja shton gjithmonë e më tepër ndikimin mbi Shqipërinë, Kosovën, por edhe në Serbi. “Në kuadër të NATO, Turqia dërgon më shumë trupa në Ballkan. Në këndvështrimin tim kjo është e papranueshme,” shtoi më tej ministri, njofton “Bota sot”. “Gjermania dhe vendet tjera nuk duhet të lejojnë këtë, që të mos prishen balancat dhe stabilizimi i demokracisë në rajon.”

Zhgënjimi i vendeve ballkanike nga perspektiva europiane ka sjellë aktorë të ri në rajon. Turqia me investimet e saja ka arritur të fitojë zemrat e shumë banorëve. Në anën tjetër Brukseli akoma inicon shtetet e rajonit për të luftuar korrupcionin dhe për të miratuar reformat.

Rol të ngjashëm shihet edhe me Rusinë, edhepse BE mbetet akoma investuesi më i madh për rajonin. “Ballkani nuk i takon më vetëm Brukselit,” shkruante media pro-qeveritare ruse “Sputnik” gjatë marsit 2017. Oligarkët rusë kanë mblerë pjesë të detit Adriatik në Malin e Zi dhe serbët e Bosnjës ua kanë lënë në dorëzim biznesmenëve rusë rafinerinë e tyre në Bosanski Brod dhe Modrica.

Konflikti Ankara-Vjenë, zbret në Ballkan?

Këto komente vijnë pas ftohjes së marrëdhënieve mes Austrisë dhe Turqisë, ku kjo e fundit ka paralajmëruar veton ndaj trupave austriake në rajonin ballkanik. Kjo nënkuptohet reduktim të 700 trupave austriake që ndodhen në Ballkan. Ngjashëm Austria ka paralajmëruar veton për hapjen e dialogut mes BE dhe Turqisë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat