Zyrtari nga AAK e dëshiron PDK-në në opozitë

Aktuale

Zyrtari nga AAK e dëshiron PDK-në në opozitë

Nga: H. Orana Më: 27 qershor 2017 Në ora: 15:34
Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Partia Demoratike e Kosovës është bërë e urryer dhe e padëshiruar për secilën parti. Të gjitha partitë po e duan PDK-në në opozitë. Edhe pse në një koalicion me një numër të madh partish, PDK-ja po bëhet e padëshiruar edhe brenda këtij koalicionit. Kjo u dëshmua me tërheqjen e Nismës, si një grup i vetëm parlamentar.

Edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, thonë që do të ishte më mirë që pozita e deritanishme të kaloj në opozitë, dhe opozita në pozitë. Kështu thotë zyrtari nga AAK-ja, Muhamet Kelmendi.

“Në lidhje me këtë po e shprehi mendimin tash të njohur se për të mos patur përqarje, konflikte dhe zgjedhje të reja, është shumë mirë që z. Ramush Haradinaj të bëhet kryeministër. Kështu qëndron në Kushtetutën tonë dhe këtë e vërtetojë qytetari me votën e vetë. Kundruall kësaj nuk ka rëndësi mendimi individual. Për tërë vendin kishte më qenë shumë mirë që pozita e deritashme të kaloj në opozitë dhe opozita në pozitë. Në këtë anë përsëri Ramush Haradinaj është figura më e qëlluar për të nxjerrur vendin nga qorresokaku”, thotë Kelmendi për “Bota sot”./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat