Thaçi përgëzon Nishanin për zgjedhjet e lira në Shqipëri

Aktuale

Thaçi përgëzon Nishanin për zgjedhjet e lira në Shqipëri

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 17:38
Hashim Thaçi dhe Bujar Nishani

Presidenti Hashim Thaçi sot në një bisedë telefonike ka përgëzuar homologun e tij shqiptar Bujar Nishani për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 25 qershorit, duke thënë se Kosova dhe Shqipëria kanë krijuar traditë të mirëfilltë të organizimit të zgjedhjeve sipas standardeve evropiane.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se institucionet dhe qytetarët në Shqipëri dëshmuan pjekuri të lartë politike duke organizuar zgjedhje të lira dhe demokratike.

Postimi i plotë:

Presidentin Nishani, përmes një bisede telefonike, sot e urova për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor nëpër të cilin po kalon Shqipëria.

Institucionet, partitë politike dhe qytetarët atje, sikurse edhe në Kosovë, dëshmuan pjekuri dhe kulturë të lartë politike, duke organizuar zgjedhje të lira, fer dhe demokratike.

Kosova dhe Shqipëria kanë krijuar traditë të mirëfilltë të organizimit të zgjedhjeve me standarde evropiane. HTH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat