BE: Do të do ta pranojmë secilën qeveri demokratike që ka shumicën në Kuvend

Aktuale

BE: Do të do ta pranojmë secilën qeveri demokratike që ka shumicën në Kuvend

Nga: A.M. Më: 27 qershor 2017 Në ora: 18:42
Tonino Picula, Visar Ymeri, Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri dhe kandidati për kryeministër i LVV-së Albin Kurti po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në Bruksel.

Ymeri dhe Kurti gjatë kësaj vizite janë takuar me  eurodeputetin socialdemokrat nga Kroacia z.Tonino Picula dhe përfaqësuesit e zyrës së Komisioneres së lartë për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Shefen e Kabinetit Fabrizia Panzetti, dhe këshilltaren e kabinetit Ana Maria Baura.

“Gjatë ditës së parë të vizitës në Bruksel kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Visar Ymeri bashkë me kandidatin për Kryeministër Albin Kurtin, takuan eurodeputetin socialdemokrat nga Kroacia z.Tonino Picula dhe përfaqësuesit e zyres së Komisioneres së lartë për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Shefen e Kabinetit Fabrizia Panzetti, dhe këshilltaren e kabinetit Ana Maria Baura.

Gjatë takimeve është diskutuar krijimi i Qeverisë së re në Republikën e Kosovës dhe domosdoja e ndryshimit të kursit politik dhe qeverisës të Kosovës, zhvillimit ekonomik që sjellë punësim, sundimin e ligjit që lufton krimin e korrupsionin dhe politikat sociale që zbusin pabarazinë. Përfaqësuesit e Komisionit dhe Parlamentit evropian u deklaruan se do ta pranojmë secilën qeveri demokratike që ka shumicën në Kuvend.

Përfaqësuesit e VETËVENDOSJE! shprehën zotimin për intensifikimin e bashkëpunimit drejt integrimit në BE si dhe për bashkëpunimin rajonal sipas parimeve të fqinjësisë së mirë dhe reciprocitetit në marrëdhënie”, thuhet në komunaiktën për media të LVV./BS

Image
Albin Kurti, Tonino Picula, Visar Ymeri
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat