Nesër përfundon numërimi i votave me kusht, gjatë javës rezultatet përfundimtare

Aktuale

Nesër përfundon numërimi i votave me kusht, gjatë javës rezultatet përfundimtare

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 21:42
Ilustrim

Procesi i numërimit të votave me kusht ka filluar sot gjatë ditës, kurse përfundimi i numërimit të këtyre votave pritet të bëhet deri nesër.

Të paktën kështu ka deklaruar për media, koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj.

Ai ka thënë se deri më tani janë përfunduar apo janë në proces të numërimit 21 komuna nga i gjithë vendi.

“ Procesi është duke vazhduar. Tash janë duke u numëruar votat me kusht të komunës së Prizrenit dhe Skënderajt që faktikisht kemi filluar prej komunës së parë, që deri më tani 21 komuna janë në përfundim apo proces e sipër”, ka bërë të ditur Ahmetaj..

Ai tha se numërimi do të vazhdojë deri në orët e vona, duke shtuar se nesër pritet përfundimi i këtij procesi.

“Diku 65-70% janë numëruar të votave me kusht. Mirëpo do të punojmë deri në orët e vona të natës, dhe do të vazhdojmë që nesër do të kompletohet edhe ky proces”, ka thënë Burim Ahmetaj.

Rezultatet përfundimtare të KQZ-së pritet të publikohen gjatë kësaj jave, ku më pas do t’i lihet radha krijimi të Qeverisë, për të cilën koalicioni fitues PAN është i bindur se i ka votat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat