Mbahet konferenca “Financimi i terrorizmit dhe shpëlarja e parasë”

Aktuale

Mbahet konferenca “Financimi i terrorizmit dhe shpëlarja e parasë”

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 07:14
Ilustrim

Programi Ndërkombëtar i Asistencës në Trajnim për Hetimet Penale (ICITAP) dhe Zyra Tejoqeanike për Trajnim, Asistence dhe Zhvillim Prokurorial (OPDAT) në Kosovë, në kuadër të Departamentit të Drejtësisë të Shteteve te Bashkuara, sot do të mbajnë punëtorinë “Financimi i terrorizmit dhe shpëlarja e parasë”.

Pjesëmarrës në këtë punëtori janë zyrtarë vendorë dhe ndërkombëtar nga institucione te zbatimit te ligjit dhe të tjera.

Punëtoria është organizuar me përkrahje të PK-së dhe Njësisë së Inteligjencës Financiare dhe do të adresojë sfidat dhe zbrazëtirat potenciale në legjislacion, bashkëpunim dhe kapacitete të të gjitha institucioneve përgjegjëse për rregullim, trajtim dhe ndjekje të financimit të terrorizmit dhe shpëlarjes së parasë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat