Lansohet analiza mbi parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm

Aktuale

Lansohet analiza mbi parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 07:19
Ilustrim

UNDP dhe USAID sot do të lansojnë analizën e pulsit publik, hulumtim me temë “Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm”.

Ky studim analizon perceptimet e qytetarëve lidhur me ekstremizmin e dhunshëm dhe qëndresën e shoqërisë ndaj presioneve të brendshme dhe të jashtme, që ndihmojnë depërtimin e ideologjive fetare ekstremiste dhe mënyrat se si institucionet mund ta rrisin këtë qëndresë.

Për këtë studim u organizuan tre grupe të fokusit në Prishtinë, Gjilan dhe Han të Elezit. Pjesëmarrësit u rekrutuan në bazë të ekspertizës së tyre në çështje të sigurisë, fetare, radikalizim, ekstremizëm, arsimim dhe rini duke përfshirë Zyren e Kryeministrit, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Policinë e Kosovës, Forcën e Sigurisë së Kosovës, Bashkësinë Islame të Kosovës, Fakultetin e Studimeve Islame në Universitetin e Prishtinës, organizatat e shoqërisë civile dhe autoritetet komunale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat