Mustafa ngushëllon familjen Berisha

Aktuale

Mustafa ngushëllon familjen Berisha

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 12:08
Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka ngushëlluar familjen Berisha pas ndarjes nga jeta të Rexhep Berishës, veprimtar i dalluar dhe babai i heroit të Kosovës, Nuhi Berisha.

“Duke qenë babai i Nuhi Berishës, njërit prej heronjve më të mëdhenj të Kosovës në luftën për liri, Rexhep Berisha ishte njëkohësisht figurë emblematike e frymëzuese e Anamoravës dhe Kosovës në përpjekjet e popullit të Kosovës për realizimin e synimeve kombëtare”, thuhet në telegramin e Mustafës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat