Hyseni: Sukses që nuk degraduam nga pozita e dytë

Aktuale

Hyseni: Sukses që nuk degraduam nga pozita e dytë

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 12:10
Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni

(E plotësuar) - Edhe pse raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit e radhit Kosovën në pozitën e dytë, aty ku ishte dhe më herët, sa i përket trafikimit me qenie njerëzore, ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni, tha se institucioni që ai udhëheq, ka bërë punë jashtëzakonisht të mëdha sa i përket kësaj çështje, por jo të mjaftueshme për t’u radhitur në një pozitë më lart, aty dhe ku synon.

Ai në një konferencë për media tha se edhe raporti i DASH-it njeh përpjekjet e bëra në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore, por kërkon që të bëhet më shumë në ndjekjen e rasteve të veçanta, si dhe të ndërmerren veprime që shkelësit, kriminelet e identifikuar në trafikim me qenie njerëzore të marrin dënimin e merituar.

Hyseni: Bëmë punë të mëdha, por jo të mjaftueshme

“Unë jam i sigurt që sot do te dëgjojmë lloj-lloj komente rreth raportit, duke e përfshi dhe ndonjë koment që Kosova ka stagnuar, ose s’ka bërë punë. Unë iu siguroj që ato komente nuk qëndrojnë, sepse Kosova ka bërë punë shumë të madhe dhe kjo vlerësohet, pranohet dhe njihet dhe në raport. Mirëpo, nuk ka bërë punë të mjaftueshme, për të dalë në atë grupin 1 të vendeve që është grup shumë më i vogël, por që ne synojmë dhe duhet ta synojmë. Duhet ta shohim vetën në atë grup, e jo në grupin e vendeve që nuk përmbushin kërkesat e konventave, ligjeve, pakos kornizës legjislative më pozitive, në fushën e trafikimit me qenie njerëzore”, tha Hyseni.

Ai e sheh si të arritur të madhe ruajtjen e pozicionit në pozitën e dytë, pasi që ka mundur të degradohet në një shkallë tjetër, ashtu siç ka ndodhur me shumë vende tjera.

Hyseni: Sukses që e ruajtëm pozitën dy

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë atë që kemi bërë gjatë vitit që po e lëmë, as më shumë as më pak, po flas për MPB. Sepse gjatë këtij viti janë bërë punë jashtëzakonisht të mëdha. Këtu nuk dua tani ta zhvendos përgjegjësinë tek institucione tjera. Po flas ekskluzivisht për MPB, e cila ka bërë punë të jashtëzakonshme.  Ka çmontuar shumë çerdhe të prostitucionit, të kamufluara si qendra masazhi. Ka arrestuar një numër të madh të njerëzve dhe aty përfundon puna e MPB-së. Ato janë punë që kanë bërë dikush tjetër  dhe unë nuk flas për atë segment. Unë ju ftoj ta lexoni raportin me kujdes dhe do ta shihni që këto thuhen tekstualisht në raport. Në ndërkohë që ruajtja e pozicionit  me kualifikime pozitive për punën e madhe që është bërë, nuk është e arritur e vogël, sepse ka shumë vende që në raport janë degraduar nga pozicioni 2 në pozicionin 3, apo nga pozicioni 1 në pozicionin 2. Ndë rkohë që Kosova e ka ruajtur këtë, me tendenca shumë të qarta dhe premtuese që të avancojë në këtë fushë. Nëse e lexoni me kujdes raportin për Kosovën, do të hetoni që raporti në mënyrë eksplicite i nënvizon të arriturat e mëdha që janë bërë kryesisht nga agjencionet dhe MPB”, tha Hyseni.

Hyseni po ashtu pohoi se në raportin e DASH-it janë të nënvizuara 9 rekomandime, për të cilat u zotua se MPB dhe departamentet përkatëse, do të punojnë maksimalisht  që të trajtohen, në mënyrë të duhur dhe t’u jepet përgjigje adekuate pozitive.

Hyseni për raportin e DASH-it: Kosova bëri punë të madhe por jo mjaftueshëm

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka folur për Raportin e DASH-it për trafikimin me qenie njerëzore në Kosovë, ku tha se edhe pse raporti i djeshëm i DASH-it vazhdon ta rangojë Kosovën në të njëjtën pozitë, atë të dytën, ku janë dhe shumë vende të BE- së, njihen dhe përpjekjet në raport dhe puna e madhe që është bërë.

Hyseni tha se bazuar në këtë raport,  kërkohet që vendi të bëjë  edhe më shumë në fushën e prokurorisë dhe gjyqësisë,  në ndjekjen e rasteve të veçanta dhe të behën veprime që shkelësit, kriminelet e identifikuar ne trafikim me qenie njerëzore të marrin dënimin e merituar.

Ministri Hyseni ka lavdëruar punën e ministrisë që ai udhëheqë, derisa është zotuar në përmbushjen e 9 rekomandimeve të nënvizuara në raportin e DASH-it.

Hyseni ka pranuar se nuk është bërë aq sa duhet në luftimin e kësaj dukurie, gjë që sipas tij ka ndikuar që Kosova të rangohet në mesin e vendeve që nuk kanë përmbushur kërkesat e konventave ligjore.

“Nuk qëndrojnë komentet që Kosova s’ka bërë punë. Kosova ka bërë punë të madhe por jo të mjaftueshme për të mos e parë veten ne grupin e vendeve që nuk përmbushin kërkesat e konventave ligjeve. Unë iu siguroj që MPB mbi të gjitha të agjencionet civile ekziston përkushtimi që kjo çështje te trajtohet”, tha Hyseni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat