“Ramiz Lladrovci të bëjë publik incizimin e Adem Jasharit, se çfarë thotë për Hashimin e Kadrinë”

Aktuale

“Ramiz Lladrovci të bëjë publik incizimin e Adem Jasharit, se çfarë thotë për Hashimin e Kadrinë”

Nga: P.R Më: 28 qershor 2017 Në ora: 14:38
Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Faton Ramadani, vëllau i Burim e Arsim Ramadanit, të dënuar me burg në rastin e njohur si rasti “Kiqina”, përmes një postimi në facebook, ka bërë thirrje që Ramiz Lladrovci të bëjë publik incizimin e Adem Jasharit, e ku sipas Ramadanit, aty ai flet për Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

“Ramiz Lladrovci duhet me bëjë publik incizimin e Adem Jasharit çfarë thotë për Hashimin e Kadrinë.
Për atë incizim ka folur Jakup Krasniqi, për te njëjtin rast tregon Rexhep Selimi qe thotë Hashim spo tham du qysh te ka deshtë Adem Jashari se e merr kërcenim! Ramiz Lladrovci e kundërshton Jakupin duke i thënë se atë incizim e ka ndegju vetëm vet Ramizi e Djali i Ademit,e jo Jakupi. Po me ketë qa thotë Ramizi tregoje qe ekziston ai incizim”,  ka shkruar Ramadani, përcjellë “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat