Gjykata Themelore merr vendim për Naser Kelmendin

Aktuale

Gjykata Themelore merr vendim për Naser Kelmendin

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 17:02
Naser Kelmendi

Gjykata Themelore ka vendosur që Naser Kelmendi, nga sot të mbrohet në liri.

Këtë gjë e ka konfirmuar përmes një statusi në Facebook, avokati i Kelmendit, Besnik Berisha.

Berisha ka thënë se Prokuroria Speciale e EULEX-it ka humbur betejën me mbrojtjen e Kelmendit lidhur me masën e paraburgimit.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

 Kujdo qe mund t'i interesoj;

Prokuroria Speciale e EULEX-it perfundimisht humbet betejen me mbrojtjen e z. Naser Kelmendi lidhur me masen e paraburgimit.

Z. Naser Kelmendi nga sot do te mbrohet ne liri.

Vendimi i Gjykates Themelore per lirimin e z. Kelmendi nga masa e paraburgimit tashme eshte i formes se prere dhe i njejti nuk mund te apelohet.

BB

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat