Rrustemi: Vetëvendosja mori mbi 200 mijë vota dhe 32 deputetë

Aktuale

Rrustemi: Vetëvendosja mori mbi 200 mijë vota dhe 32 deputetë

Nga: H.O. Më: 28 qershor 2017 Në ora: 18:44
Anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi

Anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi e ka konfirmuar se Lëvizja Vetëvendosja ka marrë më tepër se 200 mijë vota. 

Sipas tij, këto vota Vetëvendosjes i sollën 32 deputetë në Kuvend. 

Përmes një shkrimi në Facebook, ai i ka falenderuar të gjithë votuesit, mbështetësit, bashkëatdhetarët e komisionerët që u kujdesen për mbrojtjen e vullnetit të popullit.

Lexoni të plotë shkrimin e tij në rrjetin social “Facebook”:

Tanimë është e konfirmuar se për Lëvizjen VETËVENDOSJE! kanë votuar hiç më pak se 200,138 votues të ndershëm e me dinjitet, 200,138 zemra plot dashuri e shpresë që sollën 32 deputetë. Me këtë rast, dua të falënderoj të gjithë ata që gjatë këtyre ditëve u angazhuan në këtë proces të përbashkët; votues e mbështetës, bashkatdhetarët në mërgatë, e nga roli im dua të falënderoj veçmas komisionerët e vëzhguesit tanë që u kujdesën me vendosmëri e qëndruan të palodhshëm në mbrojtje të këtij vullneti për ndryshim e dinjitet!

Ju falemnderit dhe urime!/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat