Ymeri ngushëllon familjen Berisha: Familja Berisha ka qenë bartëse e trashëgimisë së përpjekjes çlirimtare

Aktuale

Ymeri ngushëllon familjen Berisha: Familja Berisha ka qenë bartëse e trashëgimisë së përpjekjes çlirimtare

Nga: A.M. Më: 28 qershor 2017 Në ora: 20:05
Visar Ymeri

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri e ka marr me pikëllim të thellë lajmin për vdekjen e Rexhep Berishës, babait të dëshmorit Nuhi Berishës.

Ymeri ka thënë se  me urtësinë e tij do të kujtohet për edukimin patriotik, ndërsa mikëpritja e ngrohtë e fryma atdhetare e bënë shtëpinë e tij strehë e çerdhe të lëvizjes ilegale.

Postmi i plotë:

Me pikëllim të thellë morëm lajmin se Rexhep Berisha, babai i dëshmorit Nuhi Berisha ka ndërruar jetë. Në kushtetet e okupimit, familja shqiptare, siç është rasti i familjes Berisha, ka qenë bartëse e trashëgëmisë së përpjekjes çlirimtare.

Baca Rexhep do të kujtohet për frymëzimin e mbështetjen e përpjekjes çlirimtare. Me urtësinë e tij do të kujtohet për edukimin patriotik, ndërsa mikëpritja e ngrohtë e fryma atdhetare e bënë shtëpinë e tij strehë e çerdhe të lëvizjes ilegale.

Në emër të aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dua t’u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve të të ndjerit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat