Ish-ushtari i UÇK-së: Para Gjykatës Speciale do të dalë veç një person nga krerët e lartë

Aktuale

Ish-ushtari i UÇK-së: Para Gjykatës Speciale do të dalë veç një person nga krerët e lartë

Nga: Bota Sot Më: 29 qershor 2017 Në ora: 11:57
Veprimtari dhe ish ushtari i bataljonit "Atlantiku" Uk Lushi

Veprimtari dhe ish ushtari i bataljonit "Atlantiku" Uk Lushi, ka thënë se Gjykata Speciale nuk do të ndryshojë skenën politike në Kosovë.

Lushi, në një postim në Facebook, ka thënë se kjo gjykatë do të përlyejë përkohësisht imazhin e vendit tonë, por nuk do ta ndryshojë historinë e përpjekjes dhe fitores së lirisë së Kosovës.

Sipas Lushit, para Speciales do të dalë vetëm një person nga krerët e lartë të UÇK-së, përcjell Bota sot.

Më poshtë mund të lexoni postimin e tij të plotë:

Gjykata Speciale nuk do të ndryshojë skenën politike në Republikën e Kosovës, si po mendojnë disa njerëz.

Para Gjykatës Speciale do të dalin figura nga udhëheqësia e UÇK-së, por jo ata për të cilët po i hukasin duart disa qarqe shqiptare, joshqiptare dhe antishqiptare.

Gjykata Speciale, ndonëse përkohësisht do të përlyej imazhin tonë, megjithatë nuk do të mund ta ndryshojë historinë e përpjekjes dhe fitores së lirisë së Kosovës dhe-- në fund-- nuk do ta dëmtojë as UÇK-në, as Kosovën dhe as shqiptarët.

Gjykatën Speciale e kanë krijuar forca të fuqishme sepse ne vetë nuk kemi bërë detyrën e krijimit të Gjykatës. Mirëpo politika e një vendi dhe populli ndryshohet thelbësisht vetëm nga sovrani dhe veprimet e tij.

Mbajeni mend, askush nuk mund dhe nuk do të bëjë për ne çfarë duhet të bëjmë ne për veten, prandaj mos fërkoni duart sepse nga krerët e naltë të UÇK-së para Gjykate do të del veç një person dhe ata që do të shkojnë në Speciale nuk shkojnë vetëm në emrin e tyre, por, pjesërisht edhe në tonin, pra në emër të të gjithë shqiptarëve!/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat