Krasniqi: Qytetarët i treguan gjykatës së kapur që populli ka bërë një gjyq tjetër

Aktuale

Krasniqi: Qytetarët i treguan gjykatës së kapur që populli ka bërë një gjyq tjetër

Nga: B.S Më: 29 qershor 2017 Në ora: 14:52
Frashër Krasniqi

Listat e kadidatëve të rinj të Kuvendit të Kosovës kanë dalë. Koalicioni PAN ka marrë 39 ulëse në Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, 32 ulëse dhe koalicioni LAA do të ketë 29 ulëse.

Kuvendit i janë shtuar edhe emrat e rinj në secilën parti, Frashër Krasniqi është një ndër deputet e rinj nga Lëvizja Vetëvendosje.

Krasniqi edhe pse mbahen nën arrest shtëpiak ai ka arritur t’i fitojë votat për t’u bërë deputet dhe për këtë ka falënderuar qytetarët e Kosovës.

Ai përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se qytetarët i kanë treguar gjykatës së kapur, që populli ka bërë gjyq tjetër.

Krasniqi gjithashtu ka shkruar se do t’i përfaqësojë besnikërisht në Kuvend.

Statusi i plotë:

Te dashur qytetarë,

Faleminderit përzemërsisht që më zgjodhët deputet.

Faleminderit që i treguat gjykatës së kapur, që populli ka bërë një gjyq tjetër. Nje gjyq që u besoi aktivistëve të pafajshëm kurse i shpalli fajtorë kriminelët që montuan raste gjyqësore.

Do t'ju përfaqësoj besnikërisht në Kuvend. Do t'i perfaqësoj besnikërisht Egzonin, Adean dhe Atdheun që bashkë me mua po e përjetojnë në lekurën e tyre padrejtësinë e shtetit të kapur që na e ktheu nga burgu të vdekur, shokun tonë më të mirë.

Nuk do të lejmë gurë pa lëvizur deri sa ta sjellim në vend drejtësinë për Astritin!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat