Nuk arriti të bëhet deputet i PDK-së, këto janë fjalët e Nait Hasanit

Aktuale

Nuk arriti të bëhet deputet i PDK-së, këto janë fjalët e Nait Hasanit

Nga: Bota Sot Më: 30 qershor 2017 Në ora: 13:26
Nait Hasani

Ai ishte deputet i PDK-së në legjislaturën e fundit të Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani nuk ka arritur të marrë vota të mjaftueshme që të jetë pjesë e legjislaturës së re.

Hasani, në një postim në Facebook, ka thënë se ai pavarësisht rezultatit të KQZ-së, do të vazhdojë që në mandatin tjetër të provojë sërish që të jetë pjesë  e legjislaturës tjetër, shkruan Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Të dashur qytetar, struktura e simpatizant të Partis Demokratike në Kosovë.

Ju falenderoj për mbështetjen, përkrahjen tuaj, u jam mirënjohës përhere.

Pasi KQZ ka bërë çertifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të Qeshorit, unë nuk kam mundur të bëhem deputet me votat e KQZ për disa ditë!

Por unë me votën tuaj do të jem aty deputet për mandatin e pestë në Kuvendin e Kosovës.

Do jem gjithmon afer jush, do të vazhdoj të punoj për interesat e shtetit të Kosovës.

Zëri im do të dëgjohet edhe më fuqishëm në mbrojtjen e shtetit dhe vlerave të qytetarëve të Kosovës.

Ditët e mira për qytetarët e Kosovës do të vijnë..

I juaji Nait Hasani./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat