Borisov: Bullgaria mbështet propozimin që Kosova të kryesojë SEECP më 2019

Aktuale

Borisov: Bullgaria mbështet propozimin që Kosova të kryesojë SEECP më 2019

Më: 30 qershor 2017 Në ora: 19:45
Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borisovin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të Samitit të SEECP-së, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borisovin, me të cilin kanë biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Thaçi ka falënderuar kryeministrin Borisov për mbështetjen që Bullgaria i ka dhënë Kosovës në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe në procesin e integrimeve evropiane.

Në këtë takim është folur edhe për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, për shkëmbimin tregtar dhe për dinamizimin e bashkëpunimit në arsim dhe kulturë.

Nga ana tjetër, kryeministri Borisov ka rikonfirmuar mbështetjen e Bullgarisë për Kosovën dhe ka mbështetur propozimin që Kosova të kryesojë SEECP gjatë vitit 2019.

Gjatë ditës, presidenti Thaçi, bashkë me homologë nga i gjithë rajoni, kanë marrë pjesë në Samitin e SEECP-së, ku edhe njëherë u kërkua përshpejtim i procesit të anëtarësimit të shteteve të rajonit në BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat