Ish-anëtari i SHIK-ut: Me asnjë çmim të mos lejohet presidenti i autoblindave e bizneseve të dialogojë me Serbinë

Aktuale

Ish-anëtari i SHIK-ut: Me asnjë çmim të mos lejohet presidenti i autoblindave e bizneseve të dialogojë me Serbinë

Nga: BOTA SOT Më: 1 korrik 2017 Në ora: 17:35
Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiq

Kundër vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, i cili do të mbahet në nivel presidentësh, është shprehur edhe ish-eprori i UÇK-së dhe ish-anëtari i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ky i fundit, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Kosova me asnjë çmim nuk duhet të lejojë presidentin Thaçi të udhëheq bisedimet me Serbinë, shkruan Bota sot.

Miftari ka theksuar se Thaçi, si president i “autoblindave dhe bizneseve, ashtu siç e ka kapur Kosovën me krim të organizuar, edhe vet është i kapur nga Serbia”.

Postimi i plotë i Naim Miftarit:

Kosova,parlamenti,qeverija nuk duhet me asnjë qmim të lejoj presidentin e autoblindav dhe biznisev.. Hashim Thaqin ti udhëheq bisedat dhe kontaktet me republiken e Serbis (Aleksander Vuqiqin) pasi siq e ka kapur presidenti i jon me dosta vendin ton me krimin e organizum politik (Mafija) ashtu presidenti i jon ësht i kapur nga republika e Serbis edhe ma keq ...../BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat