Haradinaj: Votat e mija janë dyfishuar

Aktuale

Haradinaj: Votat e mija janë dyfishuar

Nga: H.O. Më: 1 korrik 2017 Në ora: 21:36
Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, ka thënë se votat e tij janë dyfishuar, megjithëse se zgjedhjet u mbajtën në rrethana të jashtëzakonshme.

Ai zotohet se angazhimi i tij nuk do të jetë në kundërshtim me interesin qytetar.

Ai përmes një postimi në Facebook ka falenderuar votuesit e tij, në zgjedhjet e 11 qershorit.

Postimi i plotë:

Te nderuar qytetarë të Kosovës, të nderuar votuesit e mi!

Mbështetja dhe vota që ma keni dhënë në zgjedhjet e 11 Qershorit, është besimi i Juaj i madh, pa të cilin unë nuk mund ta bëja as edhe një hap!

Nga zemra Ju faleminderit!

Megjithëse këto zgjedhje u mbajtën në rrethana të jashtëzakonshme dhe në kohën e vendimeve, që nuk jam shumë i sigurt që u kuptuan menjëherë e nga të gjithë, dyfishimi i votës suaj për mua, është nder por edhe përgjegjësi.

Ju siguroj se angazhimi im, kurrë dhe asnjëherë, nuk do të jetë në kundërshtim me interesin qytetar e shtetëror të Kosovës!

Do ta bëjë të pamundurën që besimin tuaj ta kthej në fuqi e percaktim per zhvillimin dhe përparimin e Kosovës sonë të përbashkët!

Na priftë e mbara!

RH/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat