Vuçiq ngacmon keq Thaçin në Dubrovnik: Fol në gjuhën serbe të të kuptojë e gjithë bota!

Aktuale

Vuçiq ngacmon keq Thaçin në Dubrovnik: Fol në gjuhën serbe të të kuptojë e gjithë bota!

Nga: Bota Sot Më: 2 korrik 2017 Në ora: 09:41
Thaçi dhe Vuçiq në Dubrovnik

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me përfaqësues të shteteve të Evropës Juglindore, po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Dubrovnik Forum” në Kroaci.

Atje Thaçi ka folur për çështje të ndryshme me të cilat është ballafaquar Kosova.

Në këtë Konferencë, pjesëmarrësit kanë rënë darkord reciprokisht që gjuhë e punës të jetë gjuha angleze. Megjithatë, duket se kjo nuk i ka pëlqyer presidentit Thaçi.

Të gjithë përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse folën në gjuhën angleze, derisa Thaçi si përfaqësues i Kosovës, nuk bëri një gjë të tillë dhe gjatë fjaës së tij u përpoq për të folur “gjuhën lokale”, ashtu siç bën edhe presidentja kroate Kolinda Gitaroviq”, shkruan media serbe, përcjell Bota sot.

Dhe, derisa të gjithë pjesëmarrësit filluan të vënë kufjet e tyre për përkthim, president i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka ngacmuar Thaçin, duke i thënë se ka mundur të flas në gjuhën serbe.

“E pra, ti Hashim ke mundur lirisht të flasësh në gjuhën serbe, ne mund të të kuptojmë”, i është drejtuar Vuçiq presidenti Thaçit me një buzëqeshje ironizuese, duke i bërë të qeshin edhe të pranishmit.

Por,  sigurisht, Thaçi, në atë moment nuk ishte mjaft i qeshur dhe këtë mund ta kuptoni edhe përmes fotografisë./BS

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat