Deda: Thaçi nuk mund të bëjë marrëveshje me Vuçiqin krye në vete

Aktuale

Deda: Thaçi nuk mund të bëjë marrëveshje me Vuçiqin krye në vete

Nga: B.S Më: 3 korrik 2017 Në ora: 16:33
Ilir Deda, foto gjatë intervistës për gazetën "Bota sot"

Kandidati për deputet nga koalicioni LAA, njëherësh njëri nga themeluesit e Alternativës, Ilir Deda, ka reaguar pas pjesëmarrjes së presidentit Thaçi në dialogun me Serbinë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se presidenti duhet ta marrë aprovimin e partive politike përpara se të bëhet pjesë e dialogut, pasi nuk është person privat që të merret vesh me Vuçiqin, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Interesi shtetëror i Kosovës në dialog duhet të ndërtohet vetëm me konsensus të gjërë të partive politike. Ate nuk mund t'a ndërtojë asnjë bartës institucional krye në veti. Para se të ndërmerr hapa të njëanshëm, kryetari i Kosovës duhet të merr aprovimin e partive politike në Kosovë. Hashim Thaçi nuk është person privat që të merret vesh me Aleksandër Vuçiqin për "fazë të re të dialogut" me Serbinë. Me historinë e tij në dialog ku nuk e ka përfaqësuar interesin e Kosovës dhe ku nuk e ka respektuar Kushtetutën, Thaçi si kryetar i Kosovës - dhe krye në vete - nuk mund të bëjë marrëveshje me Vuçiqin./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat