Osmani: PAN-i spekulon se i ka numrat, mandatar i dytë s’është VV po secili që siguron 61 vota

Aktuale

Osmani: PAN-i spekulon se i ka numrat, mandatar i dytë s’është VV po secili që siguron 61 vota

Më: 3 korrik 2017 Në ora: 20:25
Vjosa Osmani

(E plotësuar) - Deklarimet e presidentit Hashim Thaçi se sa i përket dhënies së mandatarit për formim të Qeverisë do të veprojë njësoj sikur paraardhësja e saj Atifete Jahjaga, shihet si shkelje e Kushtetutës nga Vjosa Osmani.

Osmani ka thënë se një veprim i tillë do të ishte shkelje e rëndë e Kushtetutës dhe një vendim të tillë do ta dërgonte në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërsa, deklarimet e zyrtarëve të koalicionit PDK-AAK-NISMA se i kanë siguruar votat e mjaftueshme për formim të Qeverisë, Osmani i sheh si spekulime pasi që, sipas saj, kjo gjë nuk mund të ndodhë asnjëherë.

“Me përjashtim të PDK-së, Lidhja Demokratike e Demokratike është e hapur për të bërë koalicione me të gjitha partitë e tjera”, ka thënë ajo duke shtuar se mundësinë për mandatarin e dytë nuk e ka vetëm Lëvizja Vetëvendosje, por secila parti që pas dështimit të koalicionit PAN do të mund t’i sigurojë 61 vota për formimin e qeverisë. 

Osmani i reagon presidentit Thaçi pas deklaratave për mandatarin

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës është shprehur se Presidenti i vendit Hashim Thaçi është duke e shkelur Kushtetutën me deklaratat e tij se për mandatarin e Qeverisë do të veprojë sikurse Atifete Jahjaga në vitin 2014.

Osmani tha se kjo gjë nuk do të tolerohet dhe nëse do të vazhdojë të veprojë kështu do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

“Presidenti dje fatkeqësisht ka dhënë një deklaratë e cila është në kundërshtim të plotë edhe me Kushtetutën edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese ka thënë qartë se herën e parë, për vetëm herën e parë mandati i jepet fituesit të zgjedhjeve që në këtë rast do të ishte koalicioni PAN. Megjithatë nëse dështon koalicioni PAN Presidenti e ka obligim kushtetues, që është e qartë edhe në vendimin e Gjykatës që t’i jap mandatin kujtdo që garanton që i ka numrat, pra 61 deputetë”, tha Osmani.

Ndërsa deklarimet e zyrtarëve të PAN se i kanë siguruar votat e mjaftueshme për formim të Qeverisë, Osmani i sheh si spekulime pasi sipas saj kjo gjë nuk mund të ndodhë asnjëherë.

“Koalicioni PAN nuk i ka për momentin numrat sepse janë 39 deputetë të këtij koalicioni”, tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat