Kocijançiq: BE nuk ka preferencë se kush e formon Qeverinë e Kosovës

Aktuale

Kocijançiq: BE nuk ka preferencë se kush e formon Qeverinë e Kosovës

Më: 5 korrik 2017 Në ora: 23:46
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic

Përkundër deklaratave të shumëta në media nga deputetë të Koalicionit PAN (PDK-AAK-NISMA), subjektit fitues të zgjedhjeve të 11 qershorit se i kanë numrat e nevojshëm për krijimin e qeverisë, nuk ka ende ndonjë marrëvesje konkrete në këtë drejtim.

LAA po ashtu deklarativisht është kategorike që nuk do të bashkëpunojë më me PDK-në, ndërsa Vetëvendosja po e pret rastin e saj si mandatare e dytë për formim të qeverisë.

Presidenti Hashim Thaçi, ndërkaq,  ka deklaruar ditë më parë për medie,  që duhet pritur certifikimi i rezultatit zgjedhor,  ndërsa sipas tij,  se kujt i takon mandatari është përcaktuar nga vet qytetari i Kosovës, me votën e vet të lire.

Thaçi ka thënë se do të respektoj kushtetutën, ligjet dhe të gjitha procedurat e nevojshme e të domosdoshme për dhënien e mandatarit për themelimin e qeverisë së Kosovës, që i takon partisë apo koalicionit fitues.

Derisa  të gjithë janë në pritje të certifikimit të  zgjedhjeve për të filluar procedurat, për vendin janë të pashmangshme reformat  në rrugën drejtë integrimit në Bashkimin Evropian.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic, për Observer, ka thënë se pavarësisht se kush do të formojë Qeverinë, ata duhet të jenë të përkushtuar në rrugën drejt BE-së.

“ Bashkimi Evropian nuk ka preferencë se kush e formon Qeverinë, përderisa Kushtetuta dhe procedurat parlamentare respektohen plotësisht, me zotimin që  qeveria e re do të  jetë  në  rrugën drejt BE”,  ka thënë Kocijancic.

Sipas saj, institucionet e reja duhet të angazhohen me konstruktivitet në katër shtylla kryesore të cilat janë jetike për përparimin e Kosovës në rrugën drejt Evropës.

“Secili kabinet i ri duhet te jetë  i gatshëm të ndërmarr  reformat që  kanë  të  bëjnë  me sundimin e ligjit dhe ekonominë, të jetë  i zotuar ndaj obligimeve rreth liberalizimit të  vizave dhe të  angazhohet me konstruktivitet në  dialog. Që  të  gjitha këto janë  kruciale për Kosovën sa i përket përparimit të  saj në  rrugën Evropiane”,  ka thënë Kocijancic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat