Gjykata Speciale deklarohet për arrestimet në Kosovë

Aktuale

Gjykata Speciale deklarohet për arrestimet në Kosovë

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 7 korrik 2017 Në ora: 12:06
Foto ilustrim, Njesia Speciale e Policisë së Kosovës

Arrestimet qe ndodhen dy ditë më parë dhanë sinjale se puna e Gjykatës Speciale ka filluar por një gjë e tillë nuk mohohet e as nuk pohohet nga zyra e prokurorit special.

Dy prej të dyshuarve Bajram Kiçmari dhe Alban Dizdari janë arrestuar dy ditë më parë pas një operacion kërkimi si pjesë e hetimeve penale në vazhdim nga Prokuroria Speciale e Kosovës, të kryer nga Policia e EULEX-it dhe Policia e Kosovës, kurs i dyshuari i tretë që është Faik Shaqiri është ekstraduar nga Gjermania.

Policia ka konfirmuar se këto hetime kanë të bëjnë me vrasjen e rëndë të dy zyrtarëve të UNMIK-ut dhe me tentim vrasjen e rëndë të dy zyrtarëve të tjerë të UNMIK-ut në vitin 2004.

Në përgjigjen që gazeta “Bota sot” ka marr nga zyra e prokurorit special të Gjykatës Speciale thuhet se kjo zyrë nuk komenton se kush, çka ose kur akuzohet apo arrestohen, duke shtuar se puna kryhet në mandatin që kjo gjykatë ka.

“Siç e ka cekur në disa raste Prokurori special, Zyra e Prokurorit Special nuk komenton se kush, çka ose kur puna do të fillon të kryhet bazuar në mandatin që e ka. Ne vazhdojmë ta bëjmë gjithë atë që kërkohet nga ne nga mandati që e kemi”, thuhet në përgjigjët e zyrës se prokurorit të Gjykatës Speciale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat