Ish-anëtari i SHIK-ut zbulon detaje shokuese: Ja kush i kreu vrasjet në Dukagjin dhe cilat armë u përdorën

Aktuale

Ish-anëtari i SHIK-ut zbulon detaje shokuese: Ja kush i kreu vrasjet në Dukagjin dhe cilat armë u përdorën

Nga: Bota Sot Më: 7 korrik 2017 Në ora: 12:05
Ilustrim

Ish-eprori i UÇK-së dhe ish-anëtari i SHIK-ut Naim Miftari, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka dhënë detaje për “Grupin e Thanës”.

Ai ka thënë se ky grup përbëhej nga “vrasës nga Llapi, Drenica, Dukagjini dhe Mitrovica”, të cilët sipas tij, njiheshin mirë mes vete dhe kishin lidhje financiare.

Miftari ka zbuluar se armët e konfiskuara më 2004-2005 nga KFOR në stadiumin në Mitrovicë, janë përdorur për disa vrasje në Dukagjin, përcjell Bota sot.

Ai ka shtuar se grupet shumicën e punëve kriminale i kanë kryer natën.

Image
Naim Miftari

Postimi i plotë i tij:

Grupi i Thanes..

Grupi sulmus i vrasve nga (Llapi,Drenica,Dugagjini,dhe i Mitrovices) ..njiheshin ndermjet veti po ashtu ata kishin lidhje të njejta financjare por edhe komanduse .
Armët e konfiskurara 2004-2005 nga KFOR që ishun mshefur në kompleksin e stadjonit të Trepçes në Mitrovic,ishin arm që ishin perdor në disa vrasje në Dugagjin.
Grupet merrnin sulme dhe zenin prita vrastare në teritore ku ishin të panjohur aty ku ishte rrezik të indifikoheshin nga rrethina perdorni maska dhe vetura të errta dhe shumicen a punve kriminale i kryenin naten
./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat