Ja kur do të jepet vendimi për Sylejman Selimin

Aktuale

Ja kur do të jepet vendimi për Sylejman Selimin

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 15:24
Sylejman Selimi

Gjykata Supreme të hënën vendosi për lirimin e ish-komandatit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtakut nga të gjithat akuzat për krime lufte, për të cilat ishte dënuar me 12 vite burgim nga Gjykata Themelore në Veri të Mitrovicës, e më pas 7 vite burgim nga Apeli.

Mirëpo, një vendim i tillë nuk u mor edhe për komandantin tjetër, Sylejman Selimin i dënuar në të njëjtin grup.

Avokati i Selimit, Tomë Gashi ka thënë se ende nuk ka asgjë të re në këtë drejtim.

“Ende nuk ka kurrfarë vendimi për Sylejman Selimin dhe nuk e besoj që sot e dërgojnë vendimin. Kanë deklaruar që vendimet do t’i dërgojnë deri në mes të korrikut, kështu qe ne jemi në pritje”, ka thënë Gashi.

Kujtojmë se Selimi është duke vuajtur dënimin me burgim në Burgun e Dubravës pasi është shpallur fajtor për krime të kryera gjatë kohës së luftës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat