Trieste, nis takimi në nivelin më të lartë

Aktuale

Trieste, nis takimi në nivelin më të lartë

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 17:58
Trieste

Takimet e zyrtarëve më të lartë të Italisë, Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor kanë nisur sot, në kuadër të samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Delegacionin e Kosovës në Trieste po e udhëheq kryeministri në detyrë Isa Mustafa. Ai do të marrë pjesë në takimin qendror të Samitit, ku do të jenë të pranishëm kryeministrat e vendeve të rajonit si dhe liderë të vendeve evropiane dhe të mekanizmave të Bashkimit Evropian.

Gjatë punimeve të samitit do të diskutohet për të arriturat e deritashme të bashkëpunimit ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe për projektet e reja në kuadër të thellimit të bashkëpunimit në rajon dhe në rrugën e përbashkët integruese në BE.

Kryeministri Mustafa do të zhvillojë edhe takime bilaterale të nivelit të lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat