Frashër Krasniqit i mohohet leja për vizitë mjekësore

Aktuale

Frashër Krasniqit i mohohet leja për vizitë mjekësore

Nga: A.M. Më: 12 korrik 2017 Në ora: 21:11
Adea Batusha, Frashër Krasniqi, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifi, nga Lëvizja Vetëvendosje

Aktivisti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi i cili gjendet në arrest shtëpiak nuk i është dhënë leja nga gjykatësi Beqir Kalludra për të enjten.

Krasniqi ka thënë se pasi nga vizita e fundit mjekësore, doli që kam probleme shëndetësore që vijnë nga mungesa e aktivitetit fizik dhe ekspozimit ndaj diellit, nesër në mëngjes e kisha të caktuar për të bërë analizat e mëtutjeshme.

Postimi i plotë:

Pasi nga vizita e fundit mjekësore, doli që kam probleme shëndetësore që vijnë nga mungesa e aktivitetit fizik dhe ekspozimit ndaj diellit, nesër në mëngjes e kisha të caktuar për të bërë analizat e mëtutjeshme.

Por, gjykatësi Beqir Kalludra nuk më ka dhënë leje, ani pse kërkesa është bërë në kohë të duhur, të mjaftueshme për përgjigjjen e gjykatës.

Unë nuk e di a është kjo neglizhencë apo refuzim i qëllimshëm, por cilido qoftë rasti, kjo flet se për Beqir Kalludrën ne jemi thjeshtë emra në shkresa gjyqësore dhe jo njerëz që kanë nevojë të lëvizin e të mirëmbajnë shëndetin.

Vazhdimi i izolimit tonë, çdo dy muaj, tash e 1 vit - pa asnjë interesim nga gjykata rreth gjendjes tonë fizike e shëndetësore - tregon për një sistem drejtësie ku nuk ka njerëz e humanitet por vetëm procedura, montime e shkelje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat