Krasniqi takoi shefen e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova

Aktuale

Krasniqi takoi shefen e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova

Nga: A.M. Më: 12 korrik 2017 Në ora: 21:40
Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi dhe Shefja e Zyrës së BE-së/Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi ka pritur sot në takim Shefen e Zyrës së BE-së/Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Gjatë këtij takimi të zhvilluar në zyrat e BE-së në Kosovë, Krasniqi dhe Apostolova, kanë biseduar për situatën pas certifikimit të zgjedhjeve të 11 qershorit.

Po ashtu, gjatë këtij takimi, kryetari i Këshillit Kombëtar, Krasniqi,  ka paraqitur pikëpamjet e tij rreth formimit të shpejtë të institucioneve në mënyrë që të vazhdojnë me procesin e reformave sa i përket agjendës europiane të Kosovës.

Gjithashtu, Krasniqi  ka nënvizuar nevojën që institucionet e Kosovës më mirë të komunikojnë rreth asaj se çfarë nënkupton agjenda evropiane dhe e propozoi si aspekt pozitiv organizimin e sa më shumë tryezave ku institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare do të debatonin për luftimin e korrupsionit dhe dukurive negative në vend.

Po ashtu, pjesë e takimit ishte edhe sekretari për Marrëdhënie me Jashtë të NISMA-s, Skender Reçica,

Në fund të takimit, të dy bashkëbiseduesit, Krasniqi dhe Apostolova, janë dakorduar për thellimin e bashkëpunimit dhe komunikimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat