“LDK mbetet forca politike me brumin më të pastër dhe më modern”

Aktuale

“LDK mbetet forca politike me brumin më të pastër dhe më modern”

Nga: Bota sot Më: 13 korrik 2017 Në ora: 10:19
LDK

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Termkolli, thotë se LDK-ja ka nevojë për ribërje, por pavarësisht të gjithave ajo mbetet forca politike me brumin më të pastër dhe më modern.

Termkolli në një intervistë për “Bota sot” shprehet se LDK-ja mbetet forca politike që ndikon në ndërtimin dhe forcimin e shtetit, ndërsa duke folur rreth mundësisë që LDK-ja të qëndrojë në opozitë ajo thotë se synimi i çdo partie është pushteti, por nuk duhet të përjashtuar edhe qëndrimi në opozitë.

“Çështja nëse LDK-ja shkon me një koalicion qeverisës apo në opozitë besoj që vendoset nga mekanizmat përkatës statutar të LDK-së. Ndoshta në këto rrethana, nuk do të duhej përjashtuar edhe qëndrimi në opozitë, ani pse synimi i çdo partie është pushteti. Vendimi për këtë sigurisht do të merret në kohën e duhur. LDK ka nevojë për ribërje. Me gjithë të metat, LDK mbetet forca politike me brumin më të pastër dhe më modern në ndërtimin dhe forcimin e shtetit, në realizimin e interesave të qytetarëve të Kosovës dhe integrimet euro-atlantike” ka pohuar Termkolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat