Rriten tensionet mes VV-së dhe PDK-së, Fisi i përgjigjet ashpër Ganës, ia përmend edhe nënën

Aktuale

Rriten tensionet mes VV-së dhe PDK-së, Fisi i përgjigjet ashpër Ganës, ia përmend edhe nënën

Nga: Bota Sot Më: 13 korrik 2017 Në ora: 13:50
Fisnik Ismaili

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fisnik Ismaili, ka reaguar ashpër ndaj deputetes së PDK-së Ganimete Musliu, e cila mbrëmë ka thënë se prindërit e dy deputetëve të VV-së, Dardan Sejdiu dhe Fisnik Ismaili, nuk do t’i linin gjallë Veselin e Thaçin.

Ajo mbrëmë ka folur për mandatin që ka siguruar Sejdiu në kuvendin e Kosovës, duke thënë se Sejdiu mbetët më i butë se “shoku i ti Skënderbeu”.

“Ani, mirë e ka, pasi tash ka fituar edhe mandatin e deputetit, ky ma i butë se ai shoku i tij “Skenderbeu” ( baba i tij me alltia u endeke në Kosovën e vrarë të viteve 98-99 nga Millosheviqi atë kohë, e me leje të tij)”, ka shkruar ajo.

Por, deklaratës së Ganës, i është kundërpërgjigjur Ismaili, i cili nuk i ka kursyer as ofendimet ndaj Musliut, shkruan Bota sot.

Ismaili në një postim në Facebook, e ka quajtur nënën e saj “nënë palidhje që ka pjellë një krijesë si ajo”.

“Ganimute Mutliu, ta ha zemrën, se nanën garant e ki palidhje, tuk që e ka pjellë një krijesë si ti. E vazhdo ti ha mut për babën tem hala”, ka shkruar Fisnik Ismaili në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat