Gashi: Rrezikohet shëndeti i aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje

Aktuale

Gashi: Rrezikohet shëndeti i aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje

Nga: B.S Më: 13 korrik 2017 Në ora: 16:01
Avokati Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi ka thënë se aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje po u rrezikohet shëndeti, pasi arresti shtëpiak ka ndikuar keq në shëndetin e tyre.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka postuar edhe aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe ai thotë se në emër të Frashër Krasniqit, që është zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës, ka kërkuar nga gjykata që t’ia lejojë aktivitetin jashtë shtëpisë për 2 orë, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

RREZIKOHET SHËNDETI I AKTIVISTËVE TË LËVIZJËS VETËVENDOSJE!

Sipas aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, katër aktivistët e Lëvizjës Vetëvendosje padrejtësisht janë nën masen e arrestit shtëpiak që nga 30.08.2016.

Shëndeti i tyre është jashtëzakonisht shumë i përkeqësuar, për shkak të pasivitetit të tyre fizik, ngase ata nuk mund të dalin nga banesat/shtëpitë e tyre.

Arresti shtëpiak është masë jashtëzakonisht e rëndë, sa i përketë ndalimit të aktivitetit fizik në ambient të hapur.

Për këtë arsyje, në emër të Deputetit të ardhëshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Frashër Krasniqi, kam kërkuar që Gjykata ti lejoj atij daljen jashtë banesës së tij për tu marrë me aktivitet fizik për çdo ditë nga 2 orë për ruajtjen e shëndetit të tij.

Kjo e drejtë i garantohet edhe të burgosurve në bazë të Nenit 37 të Ligjit për ekzekutimin e sanksionave penale "Personi i dënuar ka të drejtë që të merret me ushtrime fizike aq sa është e nevojshme për ruajtjen e shëndetit të tij dhe të kalojë së paku dy (2) orë në ditë jashtë lokaleve të mbyllura gjatë kohës së lirë. Nëse moti është i mirë, personi i dënuar mund të merret me ushtrime fizike në ambient të hapur”./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat