Dardan Sejdiu padit Ganimete Musliun dhe Abelard Tahirin

Aktuale

Dardan Sejdiu padit Ganimete Musliun dhe Abelard Tahirin

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 17:50
Deputeti i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu

Deputeti i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu ka dorëzuar pak momente më parë padi, kundër deputetes nga PDK, Ganimete Musliu dhe këshilltarit të presidentit Hashim Thaçi, Abelard Tahiri.

“Në vend të vajit për humbjen e 11 qershorit, kanë zgjedhur shpifjet. Për t’i ekuilibruar pazaret e shefave të tyre me pasardhësit e Millosheviqit, shpifin ndaj nesh. Kjo vetëm e vetëm që qytetarët të mendojnë se të gjithë jemi njësoj”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.

“Ama, qytetarët këtyre ua dhanë përgjigjen më 11 qershor. E unë personalisht, sot”, ka vazhduar ai.

“Në fotografi gjeni paditë ndaj tyre, si dhe vendimet përmes të cilave nëna ime së pari është suspenduar, e pas 2 muajsh është përjashtuar nga puna në vitin 1990 dhe asnjëherë deri pas lufte nuk ka punuar si gjyqtare”.

Padia dhe faktet e deponuara, ka thënë Sejdiu, flasin vet.

“Dëmshpërblimin nga kjo padi do t’ia dhuroj shoqatës së pensionistëve, shumica e të cilëve përjetuan përjashtimin nga puna gjatë regjimit të Millosheviqt në vitet e 90-ta”, ka shtuar Sejdiu.

Kjo është padia:

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat