Zemaj: Qeveria Haradinaj nuk do të mbijetonte as gjashtë muaj

Aktuale

Zemaj: Qeveria Haradinaj nuk do të mbijetonte as gjashtë muaj

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 20:39
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, në InfoBoxka thënë se nëse Ramush Haradinaj do ta bënte Qeverinë, atëherë ajo nuk do të zgjaste më shumë se gjashtë muaj.

“Besoj se një qeveri e tillë që formohet në këtë formë, me këtë sistem që kemi dhe me grupin e madh minoritar, nuk do të ketë jetë më shumë se gjashtë muaj. Edhe nëse opozita do të jetë e ngadaltë për të kërkuar ndryshim dhe zgjedhje të jashtëzakonshme, nuk besoj se do të zgjasë gjashtë muaj”, tha ai

Lidhur me të ardhmen e LDK-së, ai thotë se preferon që të shkojnë në opozitë, pasi “kjo do t’i konvenonte subjektit për të përgatitur zgjedhjet e ardhshme lokale”.

“Nuk është asgjë e dëmshme nëse jemi pjesë e fuqishme e opozitës, duke e ruajt edhe substancën e edhe atë trashëgim politike që kemi për ndërtimin e institucioneve të vendit. Kjo do t’i ndihmojë reformimit të LDK-së dhe në një afat shumë më të shkurt. Do të ketë zgjedhje dhe LDK do të dalë partia e parë”, tha ai.

Për dështimin e LDK-së në zgjedhjet e fundit ai përmendi edhe faktin se ka pasë largime nga lista të njerëzve që kanë merituar të jenë pjesë, ndërsa shtoi se edhe elektorati nuk e duroi koalicionin me PDK-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat