Ahmeti: Thaçi nëpër plazhet e Shqipërisë po punon t’ia bëjë numrat PAN-it

Aktuale

Ahmeti: Thaçi nëpër plazhet e Shqipërisë po punon t’ia bëjë numrat PAN-it

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 23:44
Shpend Ahmeti

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka akuzuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi që po përzihet në formimin e Qeverisë.

Ai ka thënë se Thaçi përfaqëson vetëm interesat e një partie dhe ka shkuar edhe në plazhe për t’ia siguruar numrat PAN-it.

“Është e ditur se Thaçi nuk është figurë uniteti. Kërcënimet ndaj Pacollit, dhe ai vazhdon të jetë një person që në mënyrë vullnetare dëshiron ta shtrembërojë vullnetin e qytetarëve. Ai ka shkuar edhe nëpër plazhe për të bindur deputetët që të sigurojë numrat për Qeverinë. Ai përfaqëson interesat e një subjekti politik apo më mirë të themi të një rrjeti. Ai duhet të thërrasë për mbledhje konstituive të Kuvendit”, ka thënë Ahmeti në Interaktiv.

Ahmeti gjithashtu ka komentuar edhe letrën e Ramush Haradinajt drejtuar Vetëvendosjes, përmes së cilës ka kërkuar që të diskutohet për situatën politike në Kosovë.

“Nuk e kemi kuptuar qëllimin nga letra e dërguar e Haradinajt. Ai në letër kishte shkruar ejani të diskutojmë situatën politike në Kosovë. Ne i kemi thënë se situata është e qartë”, është shprehur ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat