Reagon edhe motra e Ganimete Musliut, kjo është përgjigja e saj për Fisnik Ismailin

Aktuale

Reagon edhe motra e Ganimete Musliut, kjo është përgjigja e saj për Fisnik Ismailin

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 07:48
Ganimete dhe Fatmire Musliu

Fatmire Musliu, motra e deputetes së PDK-së, ka reaguar pas poleikave mes Fisnik Ismailit dhe Ganimete Musliut.

Ismaili ka bërë një postim kundër Musliut. E gjithë kjo ka ndodhë pasi deputetja e PDK’së një ditë më herët ka folur për të kaluarën e babait të deputetit të LVV-së, i cili siç ka thënë Musliu, ka qenë bashkëpunëtor i Millosheviqit.

Pas këtij debati, ka reaguar motra e Ganimete Musliut. Pergjigja që ajo ka pasur për Ismailin është falendërimi për prindërit që i edukuan që ta duan atdheun.

Musliu ka thënë se ndjehet krenare për dy prindërit e ndjerë që u dhanë edukatë, traditë, guxim dhe atdhedashuri.

“Gjithmonë ballëlarta! Krenare me prindërit, që na skalitën me edukatë, traditë, guxim e atdhedashuri të pakompromis”, ka shkruar Fatmire Musliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat